Arbana Osmani sjell gomar në studion e Top Channel

Duket sikur surprizat në programin “Dua të të bëj të lumtur” nuk kanë të mbaruar për aktorin Bes Kallaku mbrëmjen e sotme. Ai ishte i ftuar në program nga Sanije Vathi, një nga zonjat që ai ka ndihmuar, e cila donte ta falenderonte për gjithçka që ai kish bërë për të.

Por stafi i “Dua të të bëj të lumtur” i kishin përgatitur edhe disa surpriza Besit. Përpos klipit me falenderime nga shumë prej atyre që ai ka ndihmuar, në studio erdhi si surprizë bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj; u rikrijua për një moment atmosfera në Bubq dhe sigurisht këtu nuk kishte si të mungonte gjyshja e tij e dashur, Ija, e cila është kthyer në një fenomen të rrjeteve sociale, me më shumë se 120 mijë ndjekës.

Ija hyri në studio duke tërhequr një gomar, çka shkaktoi shumë të qeshura dhe reagime tek publiku, por edhe tek vetë Besi… Ajo u shpreh se Besi e kishte bërë shumë të lumtur dhe do të bëhej akoma dhe më e lumtur nëse ai dhe Xhensila do të ishin mirë dhe të bëheshin prindër të një fëmije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *