Aleppo po vdes!

I rrënuar nga përleshjet mes forcave qeveritare dhe grupeve militante; Aleppo, qyteti më i madh në Siri dhe fortesa e fundit e rebelëve, tashmë është shndërruar në një fushë beteje.

Dhjetëra mijëra civilëv kanë mbetur  të izoluar në zonat e mbajtura nga rebelët në qytet, ndërkohë që sulmet ajrore dhe bombardimet e kanë shndërruar qytetin në rrënoja.

Një foto,  e publikuar nga një OJF franceze për bamirësinë në Siri më 14 shkurt, tregon një baba të mbuluar nga pluhuri, i cili shtrëngon fëmijën e tij të vdekur  pas një sulmi ajror që ka vrarë pesë anëtarë të tjerë të familjes së tij. “Aleppo po vdes’, shkruhet në këtë foto.

“Ne e kemi publikuar  këto foto në mënyrë që njerëzit ta dinë se çfarë po ndodh brenda në Alepo”, -thotë Enfal Seddik, një zëdhënës për Syria Charity , i cili ka operuar në vend që nga viti 2011, duke ofruar shërbime mjekësore dhe pako ushqimore për civilët si dhe drejton një program për fëmijët jetim.

syria-charity

 

 

Aleppo-bombing-2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *