Agron Domi: Dhoma nuk është e qelbët. Vetëm po e lamë ne të bëhet e tillë

received_10154035394307044

Agron Domi ka vlerësuar filimin “Dhoma” me regji të Lenny Abrahamson bazuar mbi romanin e Emma Donoghue. Drejtori artistik i TIFF, ka çmuar disa anë të filmit të nominuar për Oscar. Më poshtë kritika e tij:

Është vërtet një ditë e ftohtë, ndoshta më e ftohta e vitit. DHOMA mezi ngrohet, por mund t’i dhuroni vetes në një ditë si kjo çaste të vërteta ngrohtësie njerëzore.
Mund ta refuzoni kafenë te Blloku, ta shtyni për nesër vrapin nga liqeni, të hiqni dorë nga telenovelat turke dhe bëni sikur nuk iu intereson rezultati i ndeshjes së rradhës të futbollit.
Uluni dy orë, vetëm dy orë, për të parë jetën tuaj në një cep tjetër të botës. Mbylleni derën e DHOMËS, edhe celularët e zgjuar dhe hapni ROOM, hapësirën më të bukur filmike të vitit.
Ngashërimi është vetëm pasoja emocionale e kësaj historie të vërtetë, sepse reflektimi pas tij është i thellë për njerëzit dhe botën që kemi krijuar vetë e viktima të izolimit prej saj kemi rënë.

Nuk ka emra të famshëm ky film edhe pse romani me të njëjtin titull i Emma Donoghue është bestseller dhe finalist për Man Book Prize 2010.
Nuk ka stars ky film edhe pse djali i vogël shkëlqen në çdo episod të tij.
Nuk ka buxhet të madh ky film (6 milion $) edhe pse konkuron denjësisht për Oscar në krah të mbivlerësuarit Revenant-it me 135 milion $.
Nuk ka çudira ky film, as efekte speciale, as superman, që nuk dinë se për ku udhëtojnë e për çfarë luftojnë edhe pse efekti në mëndje e zemër është i mahnitshëm e të bën të dalësh nga DHOMA e ta ndash me të tjerë sensacionin e provuar thellësisht.

and my Award for Best Film goes to…ROOM


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *