Adi Krasta kthehet në teatër

Pas suksesit në skenën e Festivalit të Këngës që u transmetua në RTSH në fund të dhjetorit, moderatori më i suksesshëm në trojet shqiptare, Adi Krasta, mësohet se po përgatitet të realizojë një cikël intervistash me personalitete shqiptare të rajonit.

Teatri i Kolegjit Universitar AAB do vihet në dispozicion të këtij projekti.

Njëherazi edhe pedagog i komunikimit në ketë kolegj qe prej krijimit t% tij.Krasta është shprehur për Gazeta Blic, së këtë projekt te rëndësishëm, i cili do ngjajë me ciklin më të ri të moderatorit amerikan David Latterman, “My Next Guest”, do e realizojë me ndihmën e studenteve e tij, për të cekur tema te rëndësishme me interes mbarëkombëtare.

Në fund të qershorit të 2017, Adi Krasta u largua nga Top Channel pas një gjysmë sezoni televiziv E Diell.

Në një intervistë me Eni Vasilin në News 24 ai pranoi se ndërhyrjet në vendimet editoriale dhe presioni qeveritar ishin disa nga arsyet për ndërprerjen e kontratës e cila duhej te përfundonte në fillim të janarit të këtij viti.Skena televizive ne Shqipëri pritet të ndryshojë rrënjësisht pas fitores spektakolare të betejës gjyqësore nga pronari i Agon Channel, Francesco Becchetti, fitore që ndëshkon shtetin shqiptar me një fature te jashtëzakonshme dhe rindez sinjalin e këtij stacioni opozitar të mbyllur nga kryeministri Edi Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *