Muzikologu Vasil Tole ka bërë një vërejtje me vend mbi abuzimin që bëhet me tekstin e Himnit Kombëtar, shkruar nga Aleksandër Stavre Drenova. Ai ka vënë në dukje ndryshimin e fjalëve që ka ndryshuar edhe vetë kuptimin e tij me kalimin e kohës. Vërejtja e tij më poshtë
Krenari të dëgjosh HIMNIN KOMBËTAR të kënduar nga mijra zemra.
Por Himni duhet të këndohet e interpretohet pa gabime, ashtu siç Asdreni e ka shkruar.
Të gjithë duhet të këndojnë:
ATIJ duk’ ju betuar, (pra FLAMURIT)… dhe jo: ATJE duke u betuar?!
Tradhëtor …dhe jo Tradhëtar!
Frikohet ….dhe jo Friksohet!
Këndimi i duhur i Himnit në ndeshjet e tjera, me siguri do të na sjellë më shumë fat.
Më poshtë poezia origjinale e HIMNIT:
Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir` e një qëllim,
Të gjith` Atij duk` ju betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t`i mbajmë
Të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
Të drejtat tona ne s`i ndajmë;
Këtu armiqtë s`kanë vënt.
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
O flamur, flamur, shenj` e shenjtë,
Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë,
Për nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë theror;
Për jet` ay do të kujtohet
Mi dhet, mi dhe si një shenjtor!