Arti juaj një broçkull! A është ky arti bashkëkohor? Nudo në galeri ulur në tualet artistja ironizon kolegët- mbi të gjitha Marina Abramovic.
Lisa Levy e ka cilësuar një broçkull artin bashkëkohor, teksa ka bërë një performancë nudo në një galeri në New York. Ajo është ulur në një tualet në heshtje për orë të tëra.
Ajo u shpreh se ka marrë përsipër të godasë egon e artit të sotëm, ndërsa ka ftuar vizitorët të uleshin në tualetin përballë saj gjatë kësaj performance të çuditshme. Levy është artiste konceptuale, e quan veten psikoterapiste, performuese, dhe komediane. “Daily mail” shkruan se
ngjarja ndodhi të shtunë e të dielë në Christopher Stout Gallery, ndërsa 59-vjeçarja thotë se egoja e artistëve ka shkatërruar seriozisht cilësinë e punëve që prodhohen në botën artistike.
Performanca e saj duket se shigjeton drejtpërdrejtë Marina Abramovic, e cila pak vite më parë bëri pak a shumë të njëjtën gjë: ftoi njerëzit të uleshin para saj në karrige në një galeri. Performanca e saj titullohej “Artist is present” ndërsa Lisa sot flet për mungesë arti.(E.H Pasqyre.al)