Për një kalë, fal mbretërinë, për arkivin e Jeronim De Radës jap 3.000.000 lireta!
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave zbardh dokumentet e vitit 1952 kur shteti nuk kursehej për të mbledhur thesaret në një vend.
[3 milion lireta ishte çmimi që u pagua nga qeveria shqiptare më 1952 për blerjen e arkivit të rilindasit Jeronim De Rada. Materialet e blera përbëhen, në pjesën më të madhe të tyre, nga vepra në dorëshkrim e poetit. Fondi “Jeronim De Rada” është i disponueshëm për t’u shërbyer në sallën e studimit të AQSh. Në fotografitë bashkangjitur: proces-verbali i marrjes në dorëzim të arkivit të Jeronim De Radës, ku përmenden edhe kostot e blerjes dhe të transportit, dhe fletë nga dorëshkrimi i veprës “Këngët e Milosaos”. Foto: AQSh.]#ArkivatKujtojnë
#AQSh