Gravura e Giovanni Battista Fontana dhe Skenderbeu, heroi i shqiptareve.
Një imazh i ruajtur dhe i përçuar në mesin e perandorëve dhe kondotjerëve më të shquar të së kaluarës të Dominic Custo-s.
Në AMARCORD-in e së dielës kryeministri është ndalur te Gjergj Kastrioti, si më poshtë:
Kronikat thonë se me 14 maj 1448, heroi ynë kombëtar, Skënderbeu, u angazhua në një nga betejat më heroike, ndonëse jo më të suksesshme, të epopesë së tij, atë të Sfetigradit.
Kjo betejë, e shoqëruar më pas pothuajse veç me fitore, pati ndikim në prestigjin e tij ndërkombëtar dhe jehonën që për shekuj pati tek shkrimtarët dhe artistët europianë. Një nga imazhet që e mishëruan me shumë heroin tonë kombëtar, është gravura e Giovanni Battista Fontana-s që gjendet në botimin e 1603 të vëllimit kushtuar perandorëve dhe kondotjerëve më të shquar të së kaluarës të Dominic Custo-s.
Gravura pati një sukses të qendrueshëm në shek. XVII aq sa u rimor si model për portretin e Skënderbeut në vaj nga Joanot Martorell më 1670.