Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave me Muzeun Historik Kombëtar organizojnë me datë 23.01.2018, në kuadër të VMGjKS Ekspozitën “Magjia e Gramofonit”.
“Më 1986 koleksionisti britanik Martin Moir i dhuroi AQSh-së mbi 18,000 pllaka gramofoni, 20 gramofonë mekanikë dhe elektrikë, 2 fonografë dhe një mori revistash periodike kushtuar muzikës në pllaka (gramafoni apo vinyl).
Kjo çoi në krijimin e Fonotekës së AQSh si sektor i zgjeruar.
Objektet sot ruhen në Fonotekën e AQSh dhe përveç një katalogu të lëndës muzikore, asgjë tjetër nuk i është bërë e njohur publikut.
Në këtë ekspozitë paraqitet në origjinal koleksioni i fonografëve dhe gramofonëve, si dhe disa disqe gramofoni, LP dhe vinyl-e. Përmes kësaj ekspozite AQSh shpalos një anë të panjohur të tij, pasurinë muzikore që ruan heshtazi prej 30 viteve.
Pjesë e dhuratës së vitit 1986 ishin edhe disa seri revistash, si “The Monthly Letter”, “The Strand”, “Gramophone” apo botime lidhur me historinë e gramofonit dhe muzikës, disa prej të cilave do të ekspozohen pranë koleksionit të gramofonëve.”