1675, një udhëtim në bregdetin shqiptar: Durrësi një fshat me kështjellë të rrënuar

Ja një tekst tjetër i historisë shqiptare – një mjek francez i cili udhëtoi përgjatë bregdetit të Shqipërisë në vitin 1675.

Ky është postimi i fundit i albanologut Robert Elsie. Bëhet fjalë për Jacob Spon, i cili veçse mjek ishte edhe arkeolog.

Më herët, Luan Rama ka treguar se në vitin 1675, gjatë udhëtimeve të tij, arkeologu francez, Jacob Spon, kishte zbritur drejt Italisë, Zarës, Venecies e më pas, i shoqëruar nga kapiteni venecian Benedetto Sanuti, dhe botanisti anglez, George Wheler, me galerën “Hercule au berceau” po ndiqte bregun dalmat. Ai shkruante në përshtypjet e tij të udhëtimit dhe për Shqipërinë e asaj kohe e veçanërisht për himarjotët që ende i bënin ballë pushtimit osman: “Më pas ne lamë fortesën e vogël të Budvas që është zotërimi i fundit venecian në Shqipëri, – shkruante ai në librin e tij Udhëtim nëpër Itali, Greqi, Kostandinopojë. – Pastaj, po të vazhdosh nëpër tokë, çka e bëmë në kthim, shihet Ulqini, Ulcinium-i i dikurshëm dhe tashmë një qytet i turqve, qytet tregtar, i cili mund të ketë shtatë apo tetë mijë banorë.

Frankët kanë një konsull atje. Durrësi, i cili dikur ishte Dyrrachium i romanëve, tani është veçse një fshat me një kështjellë të rrënuar.” Para se t’i afroheshin Vlorës, apo Valone, siç e shkruante ai, Spon, si edhe Ëheler, përmend “fontanat e rrëshirës të përzier me bitum, me të cilat lyenin anijet dhe për çka shkruhet në librat e autorëve antikë”… “Afër ishullit të Sazanit ne zbulojmë malet Acroceraune, që sot i quajnë malet e Himarës. Nga ana e detit ato janë të populluara nga pesë-gjashtë fshatra, që u bëjnë ballë turqve dhe që nuk pranojnë të paguajnë haraçin. Fshati kryesor i tyre është Himara, e ndërtuar në një pjesë shkëmbore të thepisur, ku të gjithë mund të tërhiqen atje në rast nevoje… Janë ushtarë të mirë të fesë ortodokse, por dhe të zotë për të bastisur, siç janë “manjotët”. Fshati kryesor është Himara, i vendosur mbi një gropë të një shkëmbi të thepisur, me humnera anash, ku gjithë banorët mund të strehohen atje në rast nevoje. Nëse sulmohen nga deti, ata tërhiqen drejt atyre maleve të pakalueshme, duke marrë me vete bagëtitë. Aty ka shtigje të ngushta ku mund të sfidosh një ushtri të tërë, vetëm duke u hedhur gurë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *