“Të çmendurit Adams”, një komedi muzikore, një familje e çuditshme

Posteri i shfaqjes

Posteri i shfaqjes

“Të çmendurit Adams” është një komedi e re muzikore që vihet në skenë në datat 5-19 mars në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Përmes lojës profesioniste të aktorëve, kërcimeve apo këngës tërësisht live, sigurohet argëtimi i publikut familjar për plot 80 min. Një shfaqje ku preken mjaft tema universale, ndër të cilat më kryesorja është ajo e vlerave të familjes. Ku gjenden ato? Një familje në aparencë e “çuditshme” përballë familjes tradicionale. Një histori fantastike dashurie mes dy adoleshentëve dhe një makth për çdo baba. Wdnesday Adams, dikur një vogëlushe e mbushur me ligësi të hijshme e të papërmbajtshme, që do të helmonte vëllain e vet vetëm për një xhiro me ambulancë – tashmë është rritur dhe ka gjetur dashurinë. Fatkeqi – Lukasi – një djalë i ëmbël e romantik nga një familje e zakonshme, të cilin familja Adams nuk e ka njohur asnjëherë. Dhe sikur të mos mjaftonte, Wdnesday i rrëfen dashurinë të atit dhe i përgjërohet të mos i tregoj të ëmës. Tashmë Gomez Adams, duhet të bëj atë që nuk e ka bërë kurrë më parë – të mbaj një sekret nga gruaja e tij që e adhuron aq shumë saqë puth edhe tokën ku ajo shkel, Morticias. Gjithçka do ndryshojë për familjen Adams brenda një nate kaotike kur Lukas dhe prindërit e tij “normal” ftohen për darkë nga të “çmendurit” Adams. Premtohet argëtim ferri me drita të ndezura në sallë.

Endri Çela – Regjisor/Përkthyes; Erjon Medha – Drejtues muzike; Aledia Kondaj – Koreografe; Sofi Kara – Kostumografe dhe Beqo Nanaj – Skenograf, shfaqja vjen me aktorët: Elidon Alika, Adriana Tolka, Ina Morinaj, Ilia Kaçi, Kristian Koroveshi, Dajana Nenaj, Andi Begolli, Donald Shehu, Vlera Pylla, Anderson Gurra, Ermir Jonka, Oriada Zeza, Franceska Hysi dhe Aldjon Matarangasi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *