Ishte paralajmëruar që nesër në mbrëmje në teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë do të shfaqej monodrama “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” vënë në skenë nga aktori Mirush Kabashi. Aktiviteti organizohej në nder të shkrimtarit dhe dramaturgut francez Eric-Emmanuel Schmitt(në kuader të javës së frankofonisë), i cili do të vinte në Tiranë i ftuar nga Botimet Toena dhe Ambasada Franceze dhe me këtë rast, Eric-Emmanuel Schmitt do të ishte në skenë për rolin e z. Ibrahim!
Sulmi i sotëm terrorist në Bruksel, ku mbetën të vrarë më shumë se 20 njerëz të pafajshëm, ka bërë që Schmitt të anullojë vizitën! Ai tashmë e ka konfirmuar që e ka të pamundur të vijë dhe nuk do të jetë nesër as në Muzeun Historik KOmbëtar në orën 11:30 kur pitej të ishte i pranishëm në një takim letrat për librat e tij “Odetë Gjithkushi dhe histori të tjera”, “Gruaja në pasqyrë”, “Odiseja nga Bagdadi”, “Oskari dhe zonja Roze” si edhe tre libra të tjerë që në gjuhën shqipe janë në process botimi nga “Toena”. Dramaturg, romancier, novelist, eseist, kineast, Eric-Emmanuel Schmitt, është bërë brenda një dhjetëvjeçari një nga autorët frankofonë më të lexuar e më të njohur në botë. Ai ka hyrë në rrethin magjik të autorëve më të lexuar kudo ku është botuar. Lindur më mars të vitit 1960, Schmitt kreu shkollën e mesme në “Lycée du Parc” në Lion dhe, më pas, ndoqi studimet e larta në Paris (1980-1985), ku dhe mori doktoraturën në filozofi. Ai u natyralizua në belg në vitin 2008.
Schmitt është vlerësuar me çmimin Goncourt për novela për përmbledhjen “Concerto à la mémoire d’un ange”; me çmimin e romanit historik, Agrippa d’Aubigné, për romanin “La femme au miroir”; me çmimin letrar Grands Espaces për romanin “Ulysse from Bagdad”; me çmimin Chromos në Zvicër dhe Grand Prix Etranger në Belgjikë për romanin “Oscar et la dame rose”.
Veprat e tij janë përkthyer tashmë në 43 gjuhë të ndryshme dhe pjesët e tij teatrale luhen rregullisht në mbi 50 vende. Në Akadaminë Mbretërore të Gjuhës dhe Letërsisë Franceze në Belgjikë, ai është ulur në kolltukun që dikur zinte Colette dhe Cocteau. Në janar të vitit 2016, ai hyri në jurinë Goncourt, i zgjedhur me unanimitet në vend të Edmonde Charles-Roux.