Specialisti jep alarmin/ Karaiskaj: Kalaja e Lezhës dëmtohet nga tubacionet. Hajdutët nuk paskan faj?!

Kalaja e Lezhes- Po hajdutet nuk kanë faj?!

Gjerak Karaiskaj
Nuk kam mbajtur dhe as kam për të mbajtur kurrë asnjë anë përveçse anën e se drejtës. Këtë rradhë po them mendimin tim të plotë lidhur me kalanë e Lezhës. I kam ndjekur te gjitha prononcimet pro e kundra. Kam vënë re se akuzohet pala që kërkon drejtësi dhe jo pala që e ka për detyrë të japë drejtësi dhe aq më pak , ata që e shkaktuan dëmin të cilët në vend që të penalizoheshin për dëmin që shkaktuan, patën vetëm përfitime, si psh. grada shkencore dhe administrative. Për momentin, (meqënëse nga sa thonë politikanët, gjykatës i duhen në rastin me te mire 5 vjet te reformohet ) e rendesishme eshte qe ne kalane e Lezhes të mos bëhet asnje ndërtim brenda këtyre 5 vjetëve. Thonē që ministria ka thënë që nuk do të lejojë asnjë ndërtim në akropolin e Lezhes. Po ata njerëz që thonë këtë, kërkojnë largimin e ministres. Kjo është një shkelje e logjikës formale. Deri tani kemi të bëjmë me një dëm hipotetik ndērkohë që dëmi real është bërë prej kohësh dhe po shkon drejt zgjerimit të tij. Për këtë ka përgjegjesi Bashkia Lezhes e cila lejoi ndërtimet që kanë mbushur kalanë mbi rrënojat antike duke sjellë dëme të barabarta me demin që do të behej në akropol. Në vend që bashkia të pastrojë kalanë nga ndërtimet abuzive, i dërgon edhe ujin që të vadisin kopshtet mbi germadhat antike duke shkaktuar edhe një dëm tjetēr nga hapja e kanaleve për vendosjen e tubacioneve. Ata që lejojnë ndërtime pa leje, ata që hapin kanale, ata që firmosin për komplekse turistike…nuk paskan faj ???!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *