SHPËTONI LIBRIN!!! Libraritë në krizën e tyre më të madhe në histori

Rreth 350 librari janë mbyllur në Britaninë e Madhe në 6 vitet e fundit, duke shkaktuar humbjen e vendeve të punës për 8 mijë veta shkruan “The Guardian”. Në një lëvizje që ka shkaktuar protesta, edhe shkrimtarët Philip Pullman dhe Zadie Smith e kritikuan mbylljen e ambjenteve të leximit në mënyrë që të shkurtohen shpenzimet.
Autori për fëmijë Alan Gibbons ka paralajmëruar se libraria publike po përjeton “krizën e saj më të madhe në histori”.
“Mund të reduktohen orët kur libraritë janë hapur, të reduktohen fondet për librat, ose stafi. Në të gjitha format, kjo do të çojë në dëmtim të shërbimeve dhe do të bëjë që të zhgënjehen përdoruesit e tyre”, ka thënë Ian Anstice duke kujtuar se sistemi anglez i librarive ngjallte zili në disa vende deri tani.
Një zëdhënës i Departamentit shtetëror për Median, Kulturën dhe Sportin tha se: “Libraritë janë pjesë e shoqërisë dhe se është jetësore që ato të vazhdojnë të jenë, në mënyrë që të përballen edhe me kërkesat e reja të atyre që u shërbejnë”. Sipas tij, qeveria po ndihmon libraritë të modernizohen duke ofruar edhe aksese të shërbimeve digjitale.
Ndërkaq, problemi nuk ka prekur vetëm Anglinë, doemos. Kreu i Shoqatës së Botuese në Shqipëri, Petrit Ymeri ka folur disa herë për krizën e librit, leximit dhe shitjes së tij në Shqipëri, duke treguar se kanë rënë ndjeshëm shitjet dhe jo vetëm.
Të dhënat thonë se në Britaninë e madhe se që prej ardhjes në pushtet të David Cameroon libraritë kanë 14 milionë libra më pak, ndërsa të tjerë shtojnë se mbyllja e librarive i bën të varfërit më të varfër. Nuk mungojnë as sugjerimet e përshtatjes me kohën e internetit, ku shumëçka që dikur kërkohej në libra tani gjendet në internet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *