Shkrimtari Alessandro Leogrande: Shqiptarët janë integruar

Shkrimtari dhe gazetari Alessandro Leogrande u shpreh në panairin e librit në Torino se: “25 vjet është kohë e mjaftueshme për të kuptuar si kanë ndryshuar ‘kufijtë’ e Italise dhe Shqipërisë dhe për të konstatuar sesi në të njëjtën kohë se ‘kufi’ ka mbetur vetëm një fjalë me shumë kuptime. Duhet kuptuar se marrëdhëniet mes Puglias dhe Shqipërisë i kanë rrënjët më të thella se koha e ‘ftohjes së madhe’, kur shqiptarët perceptoheshin si i ‘huaji’. 25 vjet më vonë vëmë re se një komunitet i gjerë prej gjysmë milioni shqiptarësh është integruar në vendin tonë. Shkëmbimet janë të qëndrueshme dhe jo shpesh të rrëfyera dhe të analizuara aq sa duhet. Sot, që projekti evropian ngjan në krizë, për shkak të mbylljes në vetvete të shteteve-komb, sidomos të vendeve të Lindjes, që po bëhen së fundmi pjesë e BE-së, marrëdhëniet ndëradriatike të një vendi që kërkon të hyjë në BE me një vizion tjetër, përbën një veçanti. Kjo, vetëm nëse të rrëfyerit të ‘Tjetrit’ dhe ‘Vetvetes’ përmirësohet gjithnjë nëpërmjet një këndvështrimi kritik”. Takimin e përshëndeti Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro dhe Benko Gjata, president i Qendres së Kulturës Shqiptare në Torino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *