Restaurohet Ura e Slapit e shek. XVIII

Në kufirin midis fshatrave Drashovicë dhe Mavrovë gjenden dy ura të cilët kanë periudhë kohore nga shekujt e shkuar. Sipas Gëzim Llojdisë, ura e Slapit që mendohet e shek.XVIII, ura përbëhet nga harku kryesor e ndërtuar me gurë dhe me një teknikë të shkëlqyer inxhinierike. “Ura e Slapit gjendet e pozicionuar perëndim- jug përmbi përroin me të njëjtin emër. Ky përrua në stinën e dimrit është mjaft problematik për shkarkimin e ujrave për shkak të bllokimit nga furia e lumit Shushicë. Ura ka qenë funksionale deri në vitet ’60”, thotë. Sipas tij, nga ujrat e tepërta të përroit të Slapit, ura shpesh bëhej njësh ngase grykëderdhja e lumit të Shushicës, nuk tërhiqte ujin e përroit. Ura ishte e amortizuar në pjesën e sipërme në gjysmën e radhës së parë të gurëve në pjesën perëndimore të saj ishte rrëzuar me kalimin e kohës. Gurët e harkut dhe pjesa tjetër janë në gjendje funksionale. DRKK ka nderhyre duke kryer restaurimin e ures, pranë urës ndodhen edhe kolonat e një tjetër ure, ajo e trenit ndërtuar nga italianët, që vinte në shfrytëzim linjën hekurudhore Kotë-Vlorë, për qëllime ushtarake.

FB_IMG_1478425497638

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *