Rama: Një mësim nga UNESCO për kujevënësit, si u zhvendos monumenti në Egjipt

Kryeministri Edi Rama jep një shembull të zhvendosjes së një monumenti në Egjipt me vëzhgimin e UNESCO-s. Ai nuk ngurron t’ua adresojë këtë postim kundërshtarëve të shembjes së fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”.

Më poshtë pak histori për kujeshkronjësit e fasadës së “Qemal Stafës” që zhvendosjen e përkohshme të gurëve, për t’u rivendosur më pas në zemrën e stadiumit të ri, e quajnë krim dhe sakrilegj të paparë.
Gjysëm shekulli më parë, me bekimin dhe angazhimin e vetë UNESCO-s, u krye operacioni kolosal i zhvendosjes së tempullit të famshem Abu Simbel mbi lumin Nil.
Pse?!
Sepse mu aty qeveria vendosi të ndertonte nje digë gjigande mbi lumin e famshëm!

Tempulli u pre në blloqe dhe u rindertua 100% siç ishte, por mbi një kodër tjetër.
Ky operacion “fantastiko-shkencor” njihet si fillimi i një revolucioni që zgjeroi këndvështrimin për si shpetohet dhe ruhet trashegimia kulturore, pa penguar zhvillimin e projekteve të reja që kërkon koha.

Operacionet e kësaj natyre, janë të vazhdueshme në kohët moderne dhe zhvendosja e përkohshme e fasadës së “Qemal Stafës” është vetëm një shembull modest; që tregon ambicien tonë për zhvillim, vetëdijen tonë për vlerat reale të trashëgimisë, aftësinë tonë për t’i kombinuar të dyja (dhe, fatkeqësisht, edhe prapambetjen mizerabël të kujeshkronjësve tanë të vajmedetshëm???)…

Duan s’duan #Rilindje do të jetë dhe
#ShqipëriaeGjeneratësTjetër??do të bëhet.

FB_IMG_1471160862568

FB_IMG_1471160848667

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *