Promovohet në Stamboll libri: “Kujtesa kolektive: dëshmi dhe ngjarje (1944-1966)”
Ai ka për autorë: Memli Krasniqi, Hysen Matoshi, Nuridin Ahmeti, Sonila Boçi, Ledia Dushku dhe Shpend Avdiu dhe
Botues është Instituti Albanologjik, Prishtinë.
Libri përmbledh historinë gojore dhe kujtesën kolektive mbi statusin dhe gjendjen e shqiptarëve në ish-RSFJ gjatë peirudhës 1944-1966 dhe shpalos fakte mbi shpërnguljet e shqiptarëve, aksionin e mbledhjes së armëve, e shumë ngjarje tjera që e karakterizojnë këtë periudhë.
Në këtë promovim do të jetë i pranishëm drejtori i Institutit Albanologjik, z. Hysen Matoshi, bashkë me dy autorët, Memli Krasniqi dhe Nuridin Ahmeti si dhe recensentin Sadik Mehmeti.
Promovimi organizohet Instituti Kosovar për Studime Sociale “Gnosis” dhe Nisma për Afirmim të Mendimit (NAM)
Data 4 dhjetor 2016, e diele në ora 14:00, në Istanbul Şehir University (Güney kampüsü / Kampusi jugor) në Üsküdar.