Pjetër Gaci në koncertin e orkestrës së RTSH

Koncert i Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar, kushtuar krijimtarisë së kompozitorit, Pjetër Gaci. Me pjesëmarrjen e solistëve lirikë: Etleva Golemi, Ylber Gjini, Armaldo Kllogjri, Ulpjana Aliaj, Ina Gaqi, Armando Likaj. Interpreton në piano, Ardita Bufaj Qafoku, në violinë Elizabetya Dodmasej. Në këtë koncert do të interpretohen ariet nga operat “Toka Jonë”, rapsodi për piano dhe orkestër, koncert për violinë dhe orkestër, kënga “Për ty Atdhe”, etj. Koncerti realizohet me pjesëmarrjen e korit të shkollës “Prenk Jakova”, Shkodër, përgatitur nga Gjon Shllaku dhe aktorit Mirush Kabashi.
25 mars 2016, ora 19:00, në sallën e Universitetit të Arteve, Tiranë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *