A ka shembuj se si ruhet trashëgimia, qoftë ajo edhe nga kohë të errëta? A ka shembuj përtej atij të ndërtimit të digës në Nil (Egjipt), kur monumentet u çmontuan dhe mandej u montuan diku tjetër?
A ka shembuj se si ruhet trashëgimia- sidomos, kur publiku kundërshton? Duket se ka! Dhe jo pak. Forumi i Trashëgimisë sjell në vëmendje rastin gjerman, ndonëse raste të ruajtjes duke hequr kryqin e thyer të Hitlerit, draprin e Enverit a sëpatën e Liktorit nuk mungojnë.
“Këtu po japim vetëm një shembull që tregon se çfarë bëhet kur ka vizion, atje ku ne kërkojme të shkojmë, në Europë.
Në foto stadiumi olimpik i Berlinit, ndërtuar nga nazistët më 1936, në mes të periudhes së fashizmit, me autor Bosion gjerman, arkitektin Albert Speer.
Stadiumi jo vetëm se nuk u prish, që në vend të tij të ndërtohej një “modern”, por u restaurua dy herë: më 1974 dhe më 2004, pa ndryshuar asgjë nga Fasada origjinale (me përjashtim të heqjes së kryqit hitlerian), restaurim me të cilin Gjermania sot lëvdohet”.