Restauratori Frederik Stamati, ka publikuar një kobure të rrallë të shekullit të 19-të. Njohës dhe pjesë e brezit të vjetër të restauratorëve të Shqipërisë, ai tregon në fakt se si shdnërrohet dhe rikthehet në jetë një object I dëmtuar nga koha dhe agjentët atmosferikë.
“Ja se çfarë bën restaurimi.
Një kobure e shek. XIX përpara dhe mbas restaurimit. Është ndër koburet e rralla që ruhen në muzeumet e Shqipërisë. Dekoracionet janë prej argjendi, ku ndërthuren edhe aplikime me savat”, shkruan Stamati.
I pyetur nëse çarku dhe trupi janë prodhim shqiptar, ballkanas, turk apo europian, Frederik Stamati është shprehur se deri më tani ka gjetur në armet që ruhen në muzeumet tona “vetëm një çark të dëmtuar dhe të plotësuar nga artizanët tanë. Mbiemri çarkaxhija në Shkodër tregon për ekzistencën e një zeje të tillë, por deri në çfarë mase? Shkrimet që kam gjetur në çarqet e armëve tregojne se kanë një prejardhje nga jashtë Shqipërisë”.
Stamati bën më dije më tej se “sa herë që Turqia shtronte kryengritësit shqiptarë, u merrte armët dhe i eliminonte ato. Ka fakte se përshembull një herë të vetme Turqia hodhi në Drin 12000 armë që u kishte marrë kryengritsave shqiptare. Pastaj armët nuk kane qenë të forta si të sotmet, ato dëmtoheshin lehtësisht dhe eliminoheshin, duke i zëvendesuar me të reja. Ne nuk kemi patur traditë të ruajmë antika në familje dhe nuk e kemi një trashëgimi të tillë. Shtyjmë edhe kohën në dy-tre shekuj me parë. Më vonë armët artizanale filluan të zëvendësohen me armë më të reja, që nuk kishin ndonje vlerë artistike dhe nuk u ruajtën. Sipas një vlerësimi të bërë në vitin 1980 në Shqipëri ruheshin rreth 3000 armë. Këto 25 vitet e fundit disa u vodhën dhe shume të tjera në pronësi të privateve “migruan” jashtë Shqiperisë. Keështu, që sasia e armëve që kemi nuk është e madhe. Pastaj nuk e dimë se sa janë shkrirë në Elbasan”. (Pasqyre.al)