Një gërmim në Dukat/ Banorët njoftojnë për zbulimin

Nё zbatim tё Vendimit tё Kёshillit Kombёtar tё Arkeologjisё Nr. 119, datё 18. 11. 2015, DRKK Vlorё nё muajin gusht tё vitit 2016 realizoi gёrmimin arkeologjik tё shpёtimit dhe dokumentimin e njё varri antik tё zbuluar nga punimet bujqёsore nё fshatin Dukat i Ri, pranё qytezёs sё Orikumit. Familja Selamaj, e cila ka nё pёrdorim tokёn bujqёsore, kishte zbuluar pranё varrit dhe dy element arkitektonik tё njё Bazilike Paleokristjane, tё cilat ja dorёzoi specialistёve tё DRKK Vlorё.Varri ka konstruksion të ngjashëm me varret e nekropolit të qytetit antik të Orikut, me muraturë tulle të lidhura me baltë dhe mbulesë me pllaka guri të punuara në formë drejtkëndore. Gёrmimi arkeologjik i shpёtimit u realizua nga specialistёt Kriledjan Çipa dhe Mazi Idrizaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *