Ngatërrohen viti i lindjes e vdekjes në pllakën përkujtimore për Bogdanin

Pllaka përkujtimore për Bogdanin më gabime, revolta e Ledi Shamkut: Ktheni mendjen mbarë

Është revoltuar së tepërmi gjuhëtarja Ledi Shamku-Shkreli pasi në një pllakë përkujtimore për Pjetër Bogdanin është ngatërruar viti i lindjes dhe i vdekjes së tij. Ajo e ka ndarë shqetësimin me miqtë e saj, të cilët vënë në dukje se ai jo vetëm “nuk vdiq një vit pasi botoi ‘Çetën’, po nuk vdiq as dy vjet para se të marrë pjesë në kryengritjen antiosmane të shqiptarëve në krah të Austrisë”. Më poshtë, postimi i gjuhëtares në facebook:
O shqiptar, kthejëe gjashtën mbrapsht e ktheje mendjen mbarë, o shqiptar!
Viti i vdekjes së Bogdanit është 1689 jo 1686!
Viti i lindjes nuk është 1630 po 1625, oooo shqiptar! Nji datë të saktë s’po e ke!
Nuk vdiq nji vit pasi botoi “Çetën e profetënve” (1685) , or shqiptar!
Vonove me ia vu pllakën, e tash që ja vure, i hershove datën… Ç’të them un ty, o shqiptar! Na vjen e keqja nga vetja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *