“Netët arabe” sjellin Shehrazaden në Teatrin e Operës

Baleti Kombëtar i Kosovës më 03 prill, ora 19:00 ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë me “Netët Arabe” me koreografi të Pëllumb Agalliut.
Mbreti Shehriar kthehet nga gjuetia dhe në pallatin e tij sheh oborrtarët, gjithashtu dhe gruan e tij duke u dëfryer me njërin nga skllevërit. I tërbuar, ai e vret gruan. Vuajtja dhe hidherimi i madh qe përjeton, e bën të mendojë se të gjitha femrat janë si Nurida, gruaja e tij. Çdo ditë, ai martohet me nga një vajzë të re vetëm për t’i vrarë ato në mëngjesin para se atyre tu jepet mundësia ta çnderojnë atë. Pas pak kohe, veziri i tij nuk arrin të gjejë më virgjëresha. Sheherzadja, vajza e vezirit ofron veten e saj si nusen e ardhshme të mbretit dhe me gjysmë shpirti veziri pranon. Në natën e martesës, Sheherzadja fillon t’i tregojë mbretit një përrallë, por qëllimisht nuk e përfundon. Mbreti, kurioz për përfundimin e historisë e shtyn vrasjen e saj deri sa të marrë vesh përfundimin e përrallës. Natën tjetër, sapo përfundon përrallën e parë, ajo vetëm e fillon një përrallë tjetër dhe përsëri mbreti me padurim për të dëgjuar përrallën e plotë e shtyn vrasjen e saj. Kështu vazhdon tregimi për 1001 netë. Dalëngadalë, mbreti fillon të mahnitet me Simbadin që lufton me zogun e zi për të shpëtuar vajzën e pambrojtur, me Marxhanen, shërbyesen e Ali Babait, e cila triumfon mbi katërdhjetë hajdutet… I magjepsur nga tregimet e bukura, nga aftësia e Sheherzades per t’i kthyer besimin mbretit se në këtë botë ekziston ende nderi dhe drejtesia, mbreti Shehriar jeton i lumtur me gruan e tij, dhe ajo qëndron besnike ndaj tij deri në fund.
Shfaqja vjen me asistente Jeta Musollin dhe muzikë të Fikret Amirov, skenografi të Ylli Selmanit, costume të Shemsi Avdiut, udhëheqës artistic Ahmet Brahimaj, dizajn dhe fotografi të Bardha Nezirit, në të interpretojnë: Sheherzadja nga Teuta Krasniqi dhe Leonora Rexhepi, Shehriari nga Sinan Kajtazi dhe Fisnik Smani, Nurida nga Jeta Musolli dhe Vjollca Llugiqi, Zana e malit nga Luljeta Ademi dhe Behie Murtezi, Marxhana nga Abetare Hyseni dhe Luljeta Ademi, Skllavi nga Sead Vuniqi, Sinbad nga Kreshnik Musolli, Zogu nga Fatmir Smani, Komandanti nga Muhamet Bikliqi dhe Sead Vuniqi, Ali Baba nga Liridon Mziu dhe Ilir Krasniqi.
Trupa e Baletit përbëhet nga: Aulonë Nuhiu, Donmir Bilalli, Drilon Podrimçaku, IlirKrasniqi, Liridon Mziu, Lorena Sopi, Marigonë Hoxha, Mërgime Morina, Mimoza Bytyqi, Nora Gashi, Vlora Prizreni, si dhe : Arbnor Krasniqi, Besarta Shaljani, Bleona Kuleta, Egzona Kasabaqi, Elmedina Berisha, Flakarta Qorri, Lirilinda Krasniqi, Shpëtim Mejtani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *