Monedha fallco e Justinianit, krimi për të cilin të pritej koka/ Çfarë thotë objekti 1550 vjeçar

Nje monedhe, ndoshta fallco. Perpara dhe mbas restaurimit. Eshte rreth 1550 vjet e vjeter, e kohes se Justinianit, e zbuluar kohet e fundit ne Durres shkruan restauratori Frederik Stamati. Sipas tij, ne lashtesi te prisnin koken po te fallsifikoje monedhat, por ka patur raste kur prodhoheshin te tilla dhe u jepeshin si pagese mercenareve. Sa te gjente ai se kush i a dha…ai shkruan se paraqiste probleme per restaurimin e saj. “Nuk kuptohej asgje. Radiografite me rreze X nuk dhane rezultat per gjendjen e brendeshme: ajo ka ne perberjen e saj me shume se 2% plumb dhe rrezet X nuk e depertojne. Ishte nje situate e papercaktuar. U pastrua mekanikisht me mjete diamanti dhe me furce xhami”,-thotë Stamati. Restauratori vêren se te gjitha punimet u bene nen vezhgim ne stereomikroskop. “Doli mire, por mori tre dite pune. Ta kisha ditur do ta kaloja menjehere ne reduktimin elekrkimik, i cili shfrytezon reduktimin e kriperave te bakrit, ndaj oksidimit te zingut, fale diferencave te potencialeve. Dikush mund te pyesi se perse nuk e bere qe ne fillim? Sepse, kur nuk e di brendesine mund ta zhdukesh objektin. Pastaj u stabilizua ne banja me benzotriazol, si komleksues i bakrit dhe largues i joneve te klorit”,-kujton Stamati. Ai thekson se mbrojtja perfundimatre u be me nje polimer metakrilat. Ne nje rruge te tille per objektet e zbuluar ne Durres dhe qe vuajn shume nga kripa, arrihet nje garanci e pare, ne rastin me te keq 95%. Te shpresojme qe te mos kete nevoje per nje nderhyrje te dyte, e cila eshte fare ndryshe nga kjo dhe qe me ane te se ciles kalon ne nje siguri konservimi afersisht 100%.
FB_IMG_1485200999441

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *