Moikom Zeqo, Ramës: Basorelievet pa vlerë? Hajde shkatërrojmë Galerinë Kombëtare dhe fasadën e Kryeministrisë

Moikom Zeqo: Stadiumi jashtë Tirane, basorelievet kanë vlerën e kohës
Me pak studiuesi, shkrimtari dhe njohësi i trashegimise Moikom Zeqo, ka kundershtuar idene e Ramës se basorelievet në fasadën e stadiumit janë pa vlerë. Duke i kujtuar se ato kanë pikërisht vlerën e kohës, Zeqo vëren se edhe fasada e Kryeministrisë- vepër e Kristaq Ramës është po e artit të realizmit socialist si edhe veprat në GKA.


Më poshtë reagimi i plotë e prof. Zeqos.

Praktika e tillë që bëhet çmontimi dhe në bazë të numrave rimontohen fragmentet e një fasade, është praktikë e njohur në restaurim. Kështu që mendoj se është e përdorshme edhe në Shqipëri një praktikë e tillë. Fjala vjen, një praktikë e tillë është përdorur në Egjipt për monumente me vlera më të mëdha se stadiumi, kur do bëhej një digë e Nilit.

A duhej ruajtur stadiumi siç ishte? Asnjë lloj arsyetimi nuk e justifikon faktin e zhdukjes së stadiumit të dikurshëm për të ngritur një të ri. Por, kjo është tashmë një fazë e vendosur, e pariparueshme dhe e panegociueshme. Do të ishte shumë herë më mirë që stadiumi i ri të ndërtohej në periferi dhe kjo do ishte zgjidhje e mrekullueshme urbanistike. Ky është gabim historik që lidhet me urbanistikën moderne të Tiranës. Tashmë nuk ka fuqi askush të ndryshojë gjë dhe duhet ta pranojmë faktin e ngritjes, faktin e ndërtimit të stadiumit të ri mbi të vjetrin. Pyesni për basorelievet – mirë do të ishte të ruheshin dhe të viheshin tek i riu. Nuk e kuptoj pse nuk do vihen edhe ata. Sa i takon deklaratës, po ju them se ato nuk janë të shëmtuara dhe pasqyrojnë një kohë të caktuar dhe pikërisht për këtë (se pasqyrojnë atë kohë) ia vlen të ruhen. Po të ishte për të shkatërruar veprat e realizmit socialist, le të shkatërrohen edhe ato që ruhen në Galerinë Kombëtare të Arteve bashkë me fasadën e Kryeministrisë. Ky mendim është një nonsens historik dhe estetik. Nëse do ruhet një pjesë e murit, do të kish kuptim edhe ruajtja e basorelieve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *