Ku ti çoni fëmijët në datën 29 nëntor?

E keni menduar?
Skena për fëmijët ne Teatri i Kukullave ju propozon:
Ekspozitë me punimet e fëmijëve si një instalacion i bukur në Hollin e Teatrit, ora 09:00 – 21:00
Shfaqje me kukulla nga trupa e Teatrit të Kukullave ; ora 10:30 – 11:00
Koncert festiv me fëmijët e qendrës kombëtare të kulturës për fëmijë: ora 11:00 – 12:30
Shfaqja e filmave vizatimor për fëmijë nga Kinemaja Shqiptare; ora 12:30 – 18:00
Shfaqja Muzikale për fëmijë “Rozi dhe Kopshti magjik”; ora 18:00 – 19:00
“Nostalgjia e filmit për fëmijë : “Qyteti më i bukur në botë”, “Mimoza Llastica”, “Një vonesë e vogël”.
Ndersa Cirku Kombëtar propozon:
Në Arenën e Cirkut Kombëtar, do të shfaqet premiera e re për fëmijë e titulluar “Flintstones”;
Ora 11:00 -12: 00
50 artistë, akrobatë dhe kërcimtarë të të gjitha moshave. në shëtitoren pranë Galerisë Kombëtare do të realizohet një spektakël i plotë, ku do të luajnë të alternuar si artistë profesionistë, artistët e vegjël të Studios së Cirkut Kombëtar si dhe artistët amatorë. Pjesë e aktivitetit do të jetë edhe grupi i valleve popullore “Trad Folk Tirana”. Mund të ndiqni numra akrobatikë, ekuilibri, zhonglerimi, pantomima, numra iluzioni, numra me kafshë, kërcime etj. Ora 12: 30 – 13:30

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *