Ja si ishin sarajet e Vrionasve para se të dëmtoheshin

Vrionët qenë një nga familjet më të mëdha aristokrate shqiptare, të njohura ndryshe si konaqe ose oxhaqe, ndër të cilat më të rëndësishmet janë: Vrionasit e Beratit dhe Fierit, Vlorajt e Vlorës, Toptanasit e Tiranës, Biçakçinjtë e Elbasanit, Dinot e Janinës dhe Prevezës, Vërlacët e Elbasanit dhe Bushatllinjtë e Shkodrës, Këlcyrajt e Këlcyrës, Markagjonët e Mirditës, etj. Titujt distinktivë që mbaheshin nga anëtarët e ketyre familjeve, zakonisht Pasha ose Bej, korrespondonin me poste të catuara në administratën e Perandorisë Osmane, qëndrore apo lokale, të cilat jepeshin me Ferman ose Berat (Dekrete) të Sulltanit të Perandorisë Osmane.

Burime të shumta pohojnë se Vrionasit janë pasardhës të dinastisë bizantine të Paleologëve, shfaqur si Perandorë të Bizantit rreth mesit të shekullit XI. Pas shpërbërjes së Perandorisë Bizantine, Paleologët u shfaqën si princër e sovranë në principata të ndryshme dhe u shpërhapën nëpër Evropë: në Venecia apo në Romë, në Rusi apo në Francë. Nën ndikimin e osmanëve një pjesë e Paleologëve u bënë muslimanë. Në veprën e tij Udhëtim nëpër Greqi, Pouqueville, ish konsull i përgjithshëm i Francës pranë Ali Pashës së Janinës, përmend një ndër paraardhësët e Vrionasve, Omer Pashë Vrionin (i pari), si pasardhësin e njërës prej degëve të kësaj dinastie. Të njëjtën gjë pohon edhe Aravantinos në veprën e tij Kronografia e Epirit.

AMARCORDI i kryeministrit tregon pamjet e sarajeve para se të dëmtoheshin:
Kjo foto e Beratit në të cilën duken ende të paprekur sarajet e familjes historike të Vrionëve, ku lindën dhe u rritën dy figura të rëndësishme patriotike, Mehmet Ali Vrioni dhe djali i tij, Iljazi, dhe ku sot ndodhet një nga hotelet më të frekuentuar nga turistët të qytetit, mban vulën e fotografit të parë beratas, Ilia Xhimitiku. Fondi i tij i cili meriton të zbulohet, është me vlerë të madhe për të kaluarën e një prej qyteteve më mbresëlënës të Shqipërisë, pjesë e inventarit të Trashëgimisë Kulturore Botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *