Imazhet e 1900-ës/ Varrezat e zhdukura bektashiane dhe kullat e jugut

Janë imazhe të rralla të jugut të Shqipërisë, në fundin e Luftës së Parë Botërore. Janë imazhe objektesh që sot ose nuk janë më, ose janë shndërruar. Të fotografuara nga një general amerikan që me vonë do “ngrinte” aviacionin, sot për ne marrin rëndësi sepse sjellin imazhet e varrezave bektashiane të Tepelenës dhe sepse sjellin po ashtu banesa në jug që ngjajnë me kullat e veriut.

Është studiuesi Auron Tare që përmes një postimi ne Facebook, rikthen imazhe të zhdukura të historisë.
Për të gjithë dashamirësit e historisë po e filloj këtë vit me diçka interesante.

Disa detaje nga udhëtimi i Gjeneralit të Brigadës George.P.Scriver në jugun shqiptar. Gjenerali amerikan ka qenë një figurë e njohur në ushtrinë amerikane në fillim si Komandant i Korpusit të Ndërlidhjes dhe më vonë si një prej njerëzve i cili ka bërë të mundur zhvillimin e aviacionit si njësi e rëndësishme ushtarake.

Një personalitet ushtarak ai vinte nga shoqëria e lartë amerikane. Në mbarimin e Luftës së Parë, Gjenerali Scriven ndërmerr një udhëtim në jugun shqiptar përgjatë frontit italian duke vëzhguar dhe shënuar rëndësinë strategjike të rrugëve shqiptare.

Ka lënë një raport interesant për udhëtimin e tij në Shqipëri si dhe disa foto të rralla. Dy prej të cilave po i sjell këtu. E para varrezat bektashinae të Tepelenës që nuk ekzistojnë më si dhe një foto shume të rrallë të Nivicës ku duken shtëpitë 2 dhe 3 katëshe prej guri në stilin e kullave”, shkruan Tare.

FB_IMG_1483622099192

FB_IMG_1483622092596

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *