Fotografitë e panjohura/ Godina e Qeverisë së Vlorës më 1912

vlora

Gëzim Llojdia 

Buletini nr. 458 e mërkurë 23 shkurt 1916 në një fotografi nga Vlora shkruan se baza italiane në Vlore e cila do të bëhet qendër e luftimeve, tregon më së pari qendrën e qytetit të flamurit 4 vjet pas shpalljes së pavarësisë. Midis banesa të tjera të asokohe të tërheq vëmendje shtëpia ku u ngrit flamuri. Kjo është një fotografi e panjohur për faktin se sa pak janë shfletuar arkivat e huaja, të cilat kanë fakte dhe dokumente kryesisht edhe fotografi ku janë fiksuar disa ngjarje historike. Fotografia e publikuar në vitin 1916 në buletinin e Gjenevës është origjinale, por ajo një foto ilustruese panoramike dhe tregon qendrën e qytetit historik.

Godina ku u ngrit flamuri quhej Selamllëku dhe këtë emërtim siç do ta shohim na e sjell në kujtesë, kujtimet e E.Vlorës. Godina e flamurit siç paraqitet nga një foto e cila qarkullon kudo në botime ka gjithashtu një skicë që është ruajtur deri në ditët sotme tregon një godinë të madhe për nga lartësia dhe gjerësia e saj. Në fotografinë e cila është origjinale ku shfaqen tre katet e banesës nga katër siç shqipton më tej E.Vlora.

Ndërtesa ka pasur tre kate lartësi një numër të madh dhomash korridore dhe ambiente të tjera. Zhbirimi në pamja e parë majtas tregon pozicionin e dritareve të çdo kati. Dritaret e katit të parë janë të gjitha me hark dhe duken rreth 6 copë ndërsa në fakt kanë qenë më tepër por kaq kanë hyrë në fokusin e fotos. Janë dritare të njohura për kohën të vogla të larta por të ngushta duke përfunduar me hark .Në dritaret e katit të dytë majtas janë rreth 7 copë të cilat na shfaqen në disa forma të çrregullta. E para dhe kryesore ku u shpalos flamuri është më madhe se të tjerat është edhe derë. Duke treguar se portën hyrëse për në saraje. Përpara saj shquhen qartazi shkallët, nga lartësia e banesë zbresin duke cekur tokën.

Muzeu i Pavarësisë Kombëtare është ndërtesa që ndodhet në Vlorë, qyteti ku flamuri kuq e zi, rreth 106 vite më parë, në ditët e fundit të vjeshtës të vitit 1912, u ngrit ky flamur duke shpallur independencën e shtetit shqiptar. Ka dy dritare për çdo kat si dhe dy dyer. Porta hyrëse brenda godinës autoktone, sipër porta e daljes në ballkon. Në katin e dytë, në ballkon është i shpalosur një flamur që rri vazhdimisht aty si tregues domethënës, përcjellës i gjurmës dhe historisë sonë. Në pamjen e majtas gjenden dhe dy dritare të tjera. Në korridorin hyrës brenda janë disa tablo me foto në përmasa të mëdha të luftëtarëve të pavarësisë kombëtare si dhe nga kryengritjet shqiptare për pavarësi. Kjo është ndërtesa e selisë Qeverisë së Ismail Qemalit. I vetmi në llojin e vet.

vlora e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *