Eric-Emmanuel Schmitt dhe “Ulysse from Baghdad”

Pranvera e Frankofonisë rikthehet në Shqipëri. Janë disa aktivitete që do të zhvillohen nga data 17 deri në 24 mars 2015.
Ambasada Franceze dhe përfaqësitë diplomatike të vendeve të tjera frankofone sjellin në Shqipëri artistë dhe ngjarje kulturore, për të mos u humbur. Koncerte, ekspozita, shfaqje teatri të luajtura nga profesionistë apo nxënës shkollash, projeksion videosh, shfaqje filmash, mbrëmje poetike, degustim gatimesh, por edhe shumë aktivitete të tjera, do të vijnë përgjatë 7 ditëve të ngjeshura.
Vlen të përmendet takimi me Eric-Emmanuel Schmitt, me rastin e botimit në shqip të librit “Ulysse from Baghdad”. Ambasada e Francës dhe Botimet Toena bëhen bashkë në organizimin e një takimi ndërmjet Eric-Emmanuel Schmitt dhe publikut të tij shqiptare; konferencë-debat “Vlerat e frankofonisë” Si të mbajmë gjallë frymën e Iluministëve sot në Evropë dhe në Shqipëri?; Hapja e ekspozitës “Vizatim i lire”(Dessins en liberté), organizuar nga Aleanca Franceze e Tiranës dhe Instituti Francez. Pas sulmeve kundër gazetës satirike “Charlie Hebdo”, kjo ekspozitë u krijua nga Instituti Francez në bashkëpunim me gazetën javore “Courrier International”. Përmes shumë vizatimeve të shtypit, ajo ilustron mënyrën se si liria e shtypit ushtrohet në botën e ditëve të sotme.
Pranvera e Frankofonisë, një stinë që i fton të gjithë të bëhen pjesë, që nga fëmijët, tek më të rriturit, jo vetëm në salla koncertesh e galerish, por edhe në rrugë e sheshe.
Pranvera e Frankofonisë organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Teatrin Kombëtar për Fëmijë, Universitetin e Arteve, Akademinë “Marubi”, disa galeri private si “Zeta” e “Tulla” etj.
17-24 mars 2016, Tiranë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *