Pjesë nga thesari i një kombi zbulohen çdo dite nga Muzeu historik Komnetar. Sende te vjetra, te veçanta për te cilat nuk jemi ne dijeni. Kete herë është njê aparat.
#Aparat_kinematografik
Aparati është prodhim amerikan i markës“Keystone”. Në trupin e aparatit shënohet ETATS UNIS D’AMERIQUE 8mm Cammera Model K-8, For Panchromatic film. Është përdorur nga Adem Ohri, nga Shkodra. Aparati i është marrë një aviatori italian, pas kapitullimit të Italisë fashiste në shtator 1943. Me këtë aparat janë xhiruar kronika ngjarjesh gjatë viteve 1944- 1945 në Shkodër, midis të cilave edhe dita e 29 Nëntorit 1944. Aparati kinematografik është i ekspozuar në Pavijonin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Muzeun Historik Kombëtar.
Për të mësuar më shumë rreth periudhës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ju ftojmë të vizitoni #Muzeun_Historik_Kombëtar.