Sot është 19 tetori, Dita e Lumturimit të Nënë Terezës.
Me kë rast Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell në kujtesë vizitën e parë të saj në Shqipëri me këto foto.
Pas shumë kërkesash të refuzuara, Nënë Tereza u pranua të vizitonte Shqipërinë më 1989. Më 16 gusht të atij viti u takua me Kryetaren e Frontit Demokratik dhe njëkohësisht drejtoreshën e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste të KQ të PPSh, Hexhmije Hoxhën. Foto: AQSh.
#ArkivatRrëfejnë
#AQSh