Willy Kamsi/ Pinjoll i Pal Engjëlli e familjes më të vjetër patrice të dokumentuar shkodrane

Në një AMARCORD te dhjetorit, kujtohej me rastin e 25 vjetorit te vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë dhe në muajin e 90 vjetorit të tij të lindjes, një mirënjohje e veçantë kombëtare personaliteti sa poliedrik aq edhe diskret shkodran, ambasadorit të parë në Selinë e Shenjtë, Z. Vili Kamsi. Në këtë foto shfaqet duke i dorëzuar letrat kredenciale Papës Gjon-Palit II.

I ndare nga jeta sot, në fund të mandatit të tij, 20 vjet më parë, në dhjetor 1996, Sekretaria e Shtetit do të dekorojë me kryqin e madh të Urdhërit të Shën Gregorit të Madh.

Pinjoll i familjes ndoshta më të vjetër patrice të dokumentuar shkodrane, që aq shumë prelatë, patriotë e studiues i dha Shqipërisë, Kishës dhe letrave shqiptare, që farëzoi fisnikë deri në ujdhesat joniane dhe Rusi, Vili Kamsi, djalë i atdhetarit Gjon i Palok Kamsit, të përjetësuar në një foto të hirshme të Marubit, vazhdon ende të hulumtojë me sukses në fushën e gjuhësisë dhe historisë, shkruante Rama ne dhjetor.

Faleminderit për çka ka bërë për Shqipërinë këtij diplomati dhe njeriu të dashuruar pas dijes!- shkruante kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *