Shqipëria mbetet jashtë finales së Eurosong

Shqipëria  nuk arriti të kalojë në finalen e Festivalit Europian të këngës këtë vit. Linda Halimi  u vlerësua për vokalin, e përfaqësimin dinjitoz mbrëmë në Kiev të Ukrainës teksa këndoi e katërta në gjysmëfinalen e parë të Festivalit Euopian të Këngës, por nuk ia doli të na bënte finalistë.  Kënga “Botë”  e kompozuar nga Klodian Qafoku, me tekst të Big Bastës u shpall fituese e Festivalit të 55-të të këngës në RTSH. Megjithëse mori duartrokitjet e publikut dhe komente si “kjo është ajo që ne e quajmë notë të lartë”, nga faqja e Eurovizion në facebook Shqipëria nuk u votua si një ndër finalistet e gjysnëfinales së pare.

Shqipëria e shënoi pjesëmarrjen më të mirë në Festivalin më të madh të muzikës së lehtë në Europë me këngëtaren Anjeza Shahini dhe këngën “Imazhi yt”, një krijim i kompozitorit Edmond Zhulali dhe poetit Agim Doçi.
10 shtetet që kaluan në finales e së shtunës janë: Moldavia, Azerbaixhan, Greqia, Suedia, Portugalia, Polonia, Armenia, Australia, Qipro, Belgjika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *