Si sot, më 5 janar 1555, Gjon Buzuku përfundoi së shkruari ‘Mesharin’ e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë e llojit dhe njëkohësisht si i pari monument letrar i botuar në gjuhën shqipe. Shtëpia Botuese Çabej na kujton se vetë autori, dom Gjon Buzuku, shkruan në parathënien e ‘Mesharit’ se e mbaroi “së shkruami” veprën më 5 janar 1555.
‘Meshari’ rivjen prej nesh si një botim dinjitoz dy vëllimesh, me lidhje speciale me beze, dhe një studim themelor i dijetarit Eqrem Çabej.
Një edicion i çmuar i cili do të nderonte çdo bibliotekë.