Virgjil Kule, gazetari i njohur i kohëve të arta të RTSH-së, ka botuar librin
“Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Kryqtari i Fundit”.
Tanimë ai sjell një lajm të mirë dhe shkruan:
Lajm i kendshem qe ma dha miku Gjergj Ndoci. Ne Rome, pallati ku rrinte Skenderbeu sa here shkonte atje per audiencat me Papet, (foto 1) eshte transformuar kohet e fundit ne hotel luksoz me emrin Palazzo Scanderbeg (foto 2 dhe 3), ne te cilin vizitoret njihen edhe me historine e heroit.
Ne vebsajtin e hotelit shkruhet:
George Castriot (1405-1468), known as Scanderbeg was an Albanian nobleman, skilled general and diplomat. He is considered instrumental in building an alliance against Ottoman expansion and defeating Ottoman attacks. He is Albania’s greatest national hero and his deeds inspired Vivaldi who directed Scanderbeg the opera in 1718.
Gjergj Kastrioti i njohur si Skenderbeu ishte nje fisnik shqiptar, gjeneral i zoti dhe diplomat. Ai luajti nje rol kyc ne krijimin e nje aleance (kryqezates europianoperendimore) kunder ekspansionit otoman dhe per thyerjen e sulmeve otomane. Eshte heroi me madheshtor i Shqiperise dhe veprat e tij kane frymezuar Vivaldin qe dirigjoi operan Skenderbej me 1718.
Shenim: Hollesi te shumta per udhetimet dhe veprimtarite politike e diplomatike te Gjergj Kastriotit ne Rome e Napoli dhe luftrat e tij 5 mujore ne Puglia te Italise i gjeni ne librin tim: “Gjergj Kastrioti, Skenderbeu – Kryqtari i Fundit” (540 faqe, rreth 1000 dokumenta e referenca. Viti i botimit 2012. Ne 100 vjetorin e Pavaresise)