Studiuesja e artit: Skulpturat e fasadës së stadiumit nuk kanë asnjë lloj vlere

Nga Suzana Varvarica Kuka-Studiuese

Gjatë ditëve të fundit kam ndjekë disa mendime rreth shkatërrimit të fasadës së stadiumit apo dhe të gjithë stadiumit. Më lejoni si qytetar i Tiranës që ditën që kam lindur, si shijuese e atij mjedisi që ditën që mësova se ai stadium ishte atje, më lejoni si skulptore që kam lëvizur në të gjithë Tiranën tonë, që nga koha e Liceut Artistik dhe më pas Instituti i Lartë i Arteve dhe në vijim si specialiste në Kinostudio “Shqipëria e Re” dhe më në fund si studiuese arti në Galerinë Kombetare të Arteve te shprehem se: Dy skulpturat relieve nuk kanë asnjë lloj vlere, pêrveçse kanë qëndruar aty pêr shumë kohë dhe asnjë nga profesorët tanë, duke filluar nga Skulptori i njohur Janaq Paço, për ata që nuk e dinë autori i skulpturës ekuester “Skënderbeu mbi kalë” në Krujë dhe Prishtinë, dhe të gjithë skulptoret e tjerë të njohur të Shqipërisë dhe të gjithë të skulptorët e vërtet të ditëve tona, nuk do mund ti merrnin si shembull skulpturor, as të pranonin kurrësesi se ato dy relieve kanë vlerë artistike. Nese jane hequr per tu vendosur dy vepra arti të mirëfillta eshte bere shume mire. Kam vetem nje mendim le te mbeten ato dy skulptura ne fondin e Galerise Kombëtare të Arteve si dëshmi historike e nje kohe jo te mire per artin urban dhe monumental tê skulpturës në Tiranë. Dhe mos harrojme se vepra te tilla ka edhe disa te tjera, qe nuk jane gje tjeter vetem se figuratizimi i nje akti dhe asgje me shume. Keto lloj skulpturash e bëjnë specialistin të kthej koken anash, ndërsa ndikojne shume negativisht mbi këdo, por me shume ndikojne negativisht tek edukimi i shijeve komerciale dhe të nivelit të ulet të publikut shqiptar. Ky i fundit ka një mangesi të jashtëzakonshme ne lidhje me njohjen e veprës se vertet te artit. Dhe një gjë ndikojnë shumë-shumë keq tek ata fëmijë që mendojnë se duan të beëen nesër artistë. Mendoni të shkojnë dhe ti kopjojnë ato dy relieve të shëmtuara se çfarë iu ngulitet atyre në shijen fillestare dhe në hapin e parë drejt artit. Ky tekst nuk ka lidhje aspak me politiken ka lidhje me të bukurën si kategori estetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *