Me një fjalë të thjeshtë, Artan Lame, drejtor i ALUIZNIT e ish-drejtues i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka kërkuar ndjesë për shembjen e fasadës monument kulture të stadiumit “Qemal Stafa”.
“Ndjesë”, ka shkruar Lame në Facebook, duke e vënë imazhin e basorelieveve që kryeministri Rama dhe ministrja e Kulturës Kumbaro premtuan ta ruanin, si foto koopertine.
Asnjë zyrtar i shtetit, nuk ka reaguar ndaj shkërrmoqjes së trashëgimisë kulturore, teksa nuk ngurojnë të publikojne grafikë suksesi në emër të trashëgimisë.