Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj ka lajmeruar se eshte ndaluar të dalë në qarkullim Fjalori i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi që fyen shqiptarët. Fjalori fliste për proces albanizimi çla nenkuptonte se shqiptaret qenë të ardhur. Por jo vetem kaq.
Konkretisht, problematike dhe fyese janë konsideruar zërat e mëposhtëm:
“1. ALBANIZACIJA- (albanizimi)- imponim i gjuhës, kulturës dhe zakoneve shqiptare- duke pyetur ka dhënë disa përgjigje- në bazë të përvojës refugjatët ortodoksë sllavë nga territoret e Shqipërisë, të cilët kanë qenë para presionit sistematik të albanizimit, sidomos në periudhën pas Luftës së II Botërore.
2. Albaniziranje- ose- albanizirati
3. Albanizirati- do të thotë, se edhe pse malësoret (malisori) janë albanizuar, e folura e tyre dallohet shumë nga standardi i gjuhës shqipe”.
Gjeloshaj shkruan se fjalori i “famshëm i CANU”, mbas shumë përpjekjeve që kam bërë muajt e fundit, më në fund në Parlament u aprovua Rezoluta, e cila duhet te obligon CANU t’a tërheq, ndaloj distribuimin dhe të përmirësoj të gjitha vërjetjet dhe gabimet e bëra që fyejnë shqiptarët dhe të tjerët në fjalor.
Ndërkaq, ai njofton se Komuna e Malësisë, mbas 27 vitesh, kjo çështje kaq e rëndësishme, për herë të parë ishte në rend të ditës në Parlamentin e Malit të Zi.
Edhe përkundër opstrukcioneve të mëdha të DPS, kam arritur që ajo të jetë rend të ditës.
Mbas shumë kontakteve të bëra me bashkëkobas në Tiranë, si dhe me vëllezërit tonë në SHBA, mbas lobimit të tyre mbi strukturat qendrore të Malit të Zi, sinqerisht isha shumë optimist se do të kemi rezultat pozitiv. Por që jo, ndodhi e kundërta!