Debati/ Lame-Shkrelit: Kalatë në rrezik mos bëj filozofira, përgjigja: Ka një Ministri kulture, mos mu drejto mua

Te dy ish-drejtuesit e Forumit për Trashëgiminë Kulturore, Artan Lame (sot drejtues i ALUIZNIT) dhe Artan Shkreli (sot këshilltar i Ramës), kanë debatuar sa i takon trashëgimisë kulturore në ditët tona. Ndërsa Shkreli ka postuar një foto të hershme të Sarandës, Lame i është kthyer duke thënë se po shkatërrohen kalatë që janë ende në këmbë, ndaj nuk ia vlen të flasim për kalatë që nuk janë më. Mandej debati mes tyre vazhdon, si më poshtë:

Artan Lame
Shkrel, rrezikon të barbarizohet dhe zhduket kalaja e Lezhës (që është ne këmbë dhe jo veç ndër foto t’vjetra). Rrezikon të barbarizohet dhe zhduket kalaja e Tiranës mu midis Tiranës (qe është në këmbë dhe jo veç ndër foto t’vjetra). Dhe ti vjen e më bën filozofira se si duhet të ketë pas pas qenë kalaja e Sarandës!!! Nëse e bën këtë për të heq mendjen, bëje, por pa na i bërë publike ne të tjerëve, se bëhet acaruese. A.
Artan Shkreli
Lame, çdo gjë dhe çdo preokupim ka vendin dhe adresën e vet. Për ato kala ka një ministri kulture… A ka mundësi të mos më drejtohesh mua?
Artan Lame
Shkrel, s’po të kthej përgjigje për të mos i hyre një debati që thjesht do na kthente në subjekt “pasatempo”-je të së dielës për gjithë ata që paguhen për t’u marrë me këto punë e s’merren hiç. Pash Zotin m’lej rehat. A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *