Ipeshkëvia e Sapës e 1200-ës, “sekreti” i harruar me ndikim gotik del në dritë nga specialistët

Objektet më të reja të përfshira se fundmi në inventarin e monumenteve te trashëgimise sonë kulturore.
Rrënojat e Ipeshkevise së Sapës si dhe kisha e Shën Prendes, Selia e Ipeshkëvisë se Arbnisë në Gallatë, Skuraj tashmë jane pjesë fondit të trashëgimisë kulturore shqiptare duke marrë statusin: Monument kulture, kategoria I.
Specialistët e DRKK Shkodër kanë punuar  në terren, kanë bërë kërkime studimore në arkiva dhe biblioteka të ndryshme për të mbledhur sa më shumë material  për historikun e këtyre objekteve. Në fakt është një punë e mrekullueshme prej specialistësh të heshtur që për një kohë të gjatë kanë rrëmuar për të nxjerrë në pah mrekullitë e fshehura e të harruara të Shqipërisë!
Rrënojat e Ipeshkëvisë së Sapës ngrihen rrëzë malit të Shën Mhillit mbi fshatin Nënshat, Bashkia Vau-Dejës. Sipas dokumenteve mesjetare kjo Ipeshkëvi u shpërngul në kētë vend pas vitit 1291, ndërkohë që qyteti mesjetar i Sapës ku dhe kishte qendrën më parë kjo Ipeshkëvi shkatërrohet nga dyndjet tartare në vitin 1240.
Në vitin 1492 kjo Ipeshkëvi bashkohet me Ipeshkëvine e Sardës dhe të Danjës të cilat pushuan së ekzistuari pas pushtimit osman.
Në vitin 1860 Ipeshkëvia u ringrit në rrëzë të malit ku ndodhet edhe sot, në vitet 30 të shekullit të kaluar i nënshtrohet dhe një rikonstruksioni.
Sot nga i gjithë kompleksi i Ipeshkëvisë së Sapës ruhet vetëm fasada ballore, me ndikim gotik, e punuar në gur të latuar dhe e pajisur me element dekorativ, si dhe ka një rozetë mbi portën hyrëse.

KISHA E SHËN PRENDES
Në fshatin Gallatë, Skuraj në tarracën e malit të Skënderbeut, në një lartësi prej 700m mbi nivelin e detit ngrihet një kompleks ndërtimesh prej guri ku dallohet Kisha e Shën Prendes (katedralja) dhe Selia e Ipeshkëvisë së Arbnisë në shek.XVII.
Selia e Ipeshkëvisë ngrihet në fshatin Gallatë pas zhvendosjes nga Durrësi në fillim të shek.XVII.
Kisha katedrale e Shën Prendes u braktis nga fundi i shek.XIX dhe afër saj është ngritur një kishë me përmasa më të vogla e ndërtuar në vitin 1911. Ndërsa kisha e vjetër në vitin 1932 ishte e kthyer e gjitha në varrezë për fshatin Gallatë.
Sipas literaturës së hershme kisha ka patur tre navata (nefe) dhe kompanieli i kishës ishte i lartē 12m.

FB_IMG_1469819693759

FB_IMG_1469819506748

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *