Artan Lame ka postuar në Facebook këtë foto të bërë në Patos, që tregon një ndërtesë, e cila është ndërtuar në vitet e socializmit.
Lame shkruan se “Arena” ka një ndërtim “mbresues”, kur ishte problem shmangia nga tipologjitë e përcaktuara rreptë.
“Ngrehina e pare ne Shqiperi qe u quajt “ARENA”, madje qe ne fund te viteve 80.
Duke shkuar per ta pare… Pas pallatit te kultures, kjo tendë e ngurtë naltohet aty, e gjitha me elemente beton-armeje te parapergatitur.
Ndodhet ne Patos, ndertuar ne vitet e socializmit per Arenen e Cirkut te qytetit dhe per shfaqje te ndryshme. Nje konstruksion mbresues ndertuar ne vitet e Socializmit kur ishte problem i madh cdo shmangie nga tipologjite e varfera e te percaktuara rrepte. Shpejt do mesoj me shume rreth kontekstit dhe autorit.
Befasi (ndonese e braktisur) ne PATOS!”, shkruan Lame.