Përfundon regjistrimi dhe katalogimi i 476 objekteve ikonografike e dekorative

476 objekte ikonografike dhe dekorative të sekuestruara 3 vjet më parë, sot ndodhen të sigurta në fondet e Muzeut Historik Kombëtar. Kështu shkruan ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në një status të sja, ku sqaron punën që është bërë nga ministria për ruajtjen e këtyre objekteve.

“Pas 1 viti pune prej milingone, Komisioni i eksperteve te Trashegimise mbylli nje pune gjigande per regjistrimin, katalogimin, kartelizimin e 476 objekteve ikonografike dhe dekorative te sekuestruara 3 vjet me pare qe sot ndodhen te sigurta e te depozituara ne fondet e Muzeut Historik Kombetar.
Katalogu do te sherbeje jo vetem si baze te dhenash por edhe si nje burim per te organizuar ekspozitat e posaçme me kete material kulturor qe do t’i shpalosim publikut se afermi.
Faleminderit me gjithe zemer ekipit te eksperteve te perbere nga:
Galeria Kombetare e Arteve
Muzeu Historik Kombetar
Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore
Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat
Instituti i Monumenteve të Kulturës
Ministria e Kulturës
per perkushtimin dhe profesionalizmin ne mbrojtje dhe ruajtje te Trashegimise Kulturore!”, shkruan Kumbaro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *