Forumi përplaset me ministrinë për gjyqin e kalasë së Lezhës: Ofrojmë ekspertizë!

Pasi ministrja e Kulturës ka bërë publik faktin që ka humbur gjyqin me investitorin e kalasë së Lezhës, ka qenë i menjëhershëm reagimi i Forumit të Trashëgimisë Kulturore. Çështja u diskutua në tryezën e djeshme dhe madje u tha se gjyqi ka humbur, ndonëse arkeologia Etleva Nallbani deklaroi se ka ofruar ekspertizë në ndihmë të ministrisë.

Ja reagimi i sotëm i Forumit:

Tryeza e djeshme e Forumit solli menjehere rezultatet e para. Pas alarmit te dhene per humbjen e gjyqit per kalane e Lezhes nga Ministria e Kultures, vete ministrja Kumbaro ka thyer heshtjen mbi kete skandal duke postuar me nxitim ne Facebook shenimin e meposhtem. Vendimi i Apelit ishte marre qe ne 7 korrik dhe deri dje ishte mbajtur i fshehte nga ministria.

Faji sipas ministres eshte i sistemit gjyqesor, reformes se drejtesise etj, etj. Meqenese eshte ne loje fati i kalase, jemi te hapur per te ofruar ekspertizen e nevojshme per ministrine e Kultures per te rrezuar perseri kthimin ne motel te kalase. Kesaj here, jo me procedure, ashtu sic e mbrojti ministria dhe normalisht qe do rrezohej nga gjykata, por me veprime ligjore dhe vendimmarrje te qarte ekzekutive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *