“Trashegimia”: Restaurime skandaloze, ja masat e Forumit

Disa nga pikat kryesore te diskutimeve te pjesemarresve ne tryezen e zhvilluar sot nga Forumi i Mbrojtjes seTrashegimise Kulturore

Mbi cilësinë e restaurimeve:

• Të fuqizohen organigrama dhe strukturat në institucione për mbikqyrjen e restaurimeve;

• Profesionalizmi i specialistëve dhe mbikqyrësve lë për të dëshiruar;

• Propozohet që Forumi të hartojë një listë me të gjitha ndërhyrjet restauruese që po bëhen aktualisht dhe të publikohen ato që përbëjnë problem.

• Të publikohen strukturat e MK apo IMK dhe institucioneve të tjera përgjegjëse.

Rijetëzimi i monumenteve:

• Legjislacioni përkatës për trashëgimi dhe udhëzimi i ministres vazhdojnë të kenë mangësi. Të kërkohet përsëri nga ministria diskutimi me grupet e interesit i projektligjit të trashëgimisë.

• Rekomandim për nenin 37 duke synuar mbështetjen e rindërtimeve nga vetë institucionet apo përdoruesit e monumenteve duke siguruar kredi nga bankat dhe mbështetjen e interesit të kredisë nga buxheti i MK.

Aksione që mund të ndërmerren:

Kalaja e Lezhës – Çështja e gjyqit të humbur të ministrisë së Kulturës për kalanë e Lezhës, për shkak të mosparaqitjes së avokatit të MK.
Të dërgohet gjithashtu një letër për KLD duke kërkuar hetimin mbi këtë vendim të gjykatësve në dëm të interesit publik.

Plani rregullues i Tiranës – Tryezë me shoqatat e arkitektëve dhe ndërtuesve për planin rregullues të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *