Dy nipërit e Ali Pashë Tepelenës

Nga Dorian Koçi

Tablo e realizuar nga Luis Dypre, piktor francez që realizoi shumë piktura me tematikë nga Pashallëku i Janinës. Ashtu si dhe udhëtarët e tjerë ai ishte frymëzuar nga udhëtimet e Bajronit dhe përkrimet e tij për Lindjen e Afërt dhe në Ballkan. Tabloja paraqet dy nipërit e Ali Pashës, Mehmet dhe Ismail Beun, që në fakt ishin dhe të vetmit që mbijetuan pas egzekutimeve mizore të anëtarëve të tjerë të familjes.

Më poshtë një përshkrim nga Hobhuse-I i vizitës së tyre në Janinë, kur i takuan për here të pare.

Ditën e dytë të qendrimit në Janinë, i bënë një vizitë fëmijës se vogël dhjetëvjeçar, djalit të madh të Aliut, Myftar Pashës. I sollën kafenë dhe sherbetin dhe i shprehën dëshirën që të vizitonte edhe pallatin, ku ai rrinte. Beu i vogël do t u tregonte gjithçka, duke filluar që nga dhomat , ku hynte i pari dhe dilte i fundit, gjë që përbënte pjesë të edukatës së tij për mikpritësit. Ja si e përshkruan J.K.Hobhause-i, në letrën e tij të gjashtë vizitat që i kënaqnin dhe zbavitnin udhëtimin…

Beu i vogël ishte tepër i gëzuar që na rrëfenet pallatin e babait të tij. Ajo që binte në sy ishte se kudo i bënin temena…Kur na tregoi orën e vet dhe nja dy a tri zbukurime të tjera, unë i zgjata dorën që të prekja një kutizë të vogël argjendi në formë zemre, që kish varur në qafë. Ai bëri Jo! Mendova se ishte ndonjë hajmali, ose ndonjë send magjie. Kujdestari nxitoi të mërmëriste ca fjalë religjioze si shenjë edukate për nxënësin e vet. Beu fliste shqip dhe greqisht dhe tani po mësonte të lexonte turqisht dhe arabisht. Morëm leje dhe djaloshi ishte i kënaqur nga ky ceremonial, që u bë kur hymë ndër dhoma…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *