“Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë” në Tiranë

Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë – Bashkëjetesa ndërfetare dhe kontributi i tyre kombëtar”, është libri më i ri nga autori Faton Mehmetaj, që flet për bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare, si një vlerë unike e popullit shqiptar dhe njëkohësisht si një vlerë e paçmueshme e mbarë njerëzimit.
Promovimi i tij behet te premten ne Muzeun Historik Kombëtar.

Në këtë libër voluminoz, përmblidhen figurat më të shquara të komuniteteve fetare që e kultivuan bashkëjetesën, prijës fetarë e shpirtërorë shqiptarë, që njëkohësisht kanë qenë edhe njerëz të shquar të kombit, të dijes, të kulturës, të artit, shkencës, etj., edhe përtej kufijve kombëtarë, të cilët kanë jetuar e vepruar në shekujt XVIII-XX.

“Ky album historik është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe një letërnjoftim unik në botë mbi bashkëjetesën dhe tolerancën ndër fetare të popullit shqiptar, është një tablo e historisë sonë e pa trajtuar gjerë më sot nga ky këndvështrim. Kam bërë përpjekje të ndjek vijën kronologjike, ndonëse nuk ka qenë e mundur të ndiqet në të gjitha rastet edhe për shkak të natyrës teknike”, ka thënë autori i librit.

Të gjitha këto tablo me ngjarje kaq të mëdha në periudha të ndryshme kohore që nga antikiteti e gjer në ditët tona janë paraqitur nëpërmjet biografive të rreth 600 qind figurave të shquara që kanë qenë bartës të këtyre ngjarjeve.

Përzgjedhja e kësaj tematike është bërë sepse ka pak studime dhe trajtime të këtij spektri, ku trajtohen prijësit fetarë në një dimension kombëtar pa dallim feje, ku xhamia, kisha, teqeja e luajnë të njëjtin rol në dobi të çështjes kombëtare.

Libri ka 535 faqe dhe i tëri është i ilustruar me fotografi të rralla të prijësve fetarë shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *