Tensioni, i cili kishte ardhur në rritje deri në një pikë pothuajse të padurueshme, u ndërpre dhe disa persona shkuan tek arkivoli që të vallëzonin. Shumë shpejt, u bë aq zhurmë, sa që nga apartamenti i Fyhrerit u çuan fjalë për qenë pak më të qetë. Rusët mund të vinin pas disa orësh dhe t’i vrisnin të gjithë (edhe pse shumica e të rrethuarve studionin tashmë mënyra për të shpëtuar). Ndërkohë, tani që kontrolli i fortë i Führerit mbi jetët e tyre kishte marrë fund, ai grup donte të gëzonte pakëz alegri, si dhe ku të mundnin. Duket se ndjesia e lehtësimit që ata provuan ishte shumë e madhe, dhe vazhduan të kërcejnë gjithë natën. (…)
Ndërkohë që mblidhnin benzinë për t’ia hedhur zjarrin e funeralit të tij Viking, Hitleri, pasi konsumoi ushqimin e fundit, shkoi të marrë Eva Braunin për t’u dhënë bashkë me të një tjetër, përshëndetje ekstreme bashkëpunëtorëve të tij më të afërt: Dr Goebbelsit, gjeneralëve Krebs dhe Burgdorf, sekretareve dhe Manzialyt, kuzhinieres. Gruaja e Goebbelsit nuk u shfaq. Ashtu si Eva Brauni, kjo grua bjonde, energjike dhe e bukur kishte arritur kollaj, që të vendoste për të vdekur bashkë me burrin e saj, por ajo ishte shumë e mërzitur se duhej të vriste gjashtë fëmijët e saj, të cilët në ditët e fundit lanin në bunkerin nëntokësore, pa dyshuar aspak për atë që i priste.
“E dashur Hanna, i kishte shkruajtur ajo Reitschit dy apo tre netë më herët, kur të vijë fundi, duhet të më ndihmoni nëse, në lidhje me fëmijët, nuk do të gjej forca… Ata i përkasin Rajhut të Tretë dhe Führerit; nëse njëri dhe tjetri pushojnë së ekzistuari, atëherë nuk ka vend për ta. Frika ime më e madhe është se mos më pushton dobësia, në momentin e fundit”.
E vetme në dhomëzën e saj, ajo po përpiqej të kapërcente atë frikë. Hitleri dhe Eva Brauni nuk kishin probleme të tilla. Ata duhej të merrnin vetëm jetën e tyre. Me përfundimin e lamtumirave, u tërhoqën në dhomën e tyre. Doktor Goebbelsi, Bormanni dhe pak të tjerë pritën në korridor. Pas pak momentesh u dëgjua një goditje revolveri. Pritën të dytën, por pati heshtje. Pas një pritjeje të shkurtër, hynë në apartamentin e Führerit. Gjetën trupin e Adolf Hitlerit në divan, të mbytur në gjak. Ai kish qëlluar veten në gojë. Në krah të tij ndodhej Eva Braun. Në tokë kishin rënë dy pistoleta, por bashkëshortja e Hitlerit nuk kishte përdorur të sajën: ishte helmuar. Ishte ora 15.30, e të hënës së 30 prillit 1945: dhjetë ditë më vonë, 50 vjetori i Hitlerit.
Më pas, vijuan me funeralin viking. Nuk pati fjalë; tingujt që dëgjoheshin ishin ata të plumbave rusë, që shpërthenin në kopshtin e Kancelerisë, dhe kundër mureve të rrënuar përreth … /Në shqip nga bota.al