Gërmimi, studimi i materialit dhe rikonstituimi i objektit kanë qenë tri qëllimet e arkeologut Elvis Shala.
Për të arritur deri te produkti final i janë dashur katër vjet, shkruan sot Koha Ditore.
E pamja në 3D e Tempullit të Perandorit Trajan kthen vëmendjen tek arkitektura e shekullit II në Dardaninë antike.
Objekti që ishte ndërtuar për kultin e njeriut që qeverisi me Perandorinë Romake prej vitit 98 deri më 117 të erës sonë, është “ngritur në këmbë” nga arkeologu i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Elvis Shala.
Ai ka mbledhur të gjitha gjetjet e hapësirës që ruan rrënojat e monumentit në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës për t’i bashkuar ato në letër.
Ka krijuar imazhin se si mund të jetë dukur ai, shkruan Koha.net. Studimi ka rezultuar me pamjen e objektit wordpress që mund të konsiderohet edhe si shtëpi e propagandës për kultin e perandorit në këto anë.